• e premte, 27 dhjetor 2024

Moska e minimizon rëndësinë e vizitës së Bajdenit në Kiev

Moska e minimizon rëndësinë e vizitës së Bajdenit në Kiev

Moskë, 20 shkurt 2023 (MIA) – Persona zyrtarë dhe mediat shtetërore në Rusi e minimizojnë vizitën e sotme të papritur të presidentit amerikan, Xho Bajden në Ukrainë, duke deklaruar se autoritetet në Kiev janë "marionetë amerikane" dhe duke pohuar se forcat ruse do të fitojnë edhe pse Uashingtoni premton armatim shtesë të forcave ukrainase.

Bajdeni sot në Kiev u takua me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, duke shprehur solidaritet me vendin i cili thuajse një vit është duke luftuar kundër invazionit rus në, siç tha, "luftën e padrejtë brutale".

Televizioni shtetëror rus në mënyrë të hollësishme e ndoqi vizitën e Bajdenit, me ç'rast TV moderatorët kumtuan se është e qartë se Bajdeni "është duke i udhëhequr punët" në Ukrainë, që i përgjigjet narrativit të Kremlinit për Zelenskin si marionetë e administratës amerikane.

Komentuesit vlerësojnë se Bajdeni me vizitën në Kiev e filloi kandidaturën e tij për mandatin e ri presidencial.

Në televizionin shtetëror rus u tha se Bajdeni ka marrë garanci të sigurisë nga Moska para vizitës në Kiev.

Këshilltari amerikan për siguri nacionale, Xhek Salivan sot tha se Qeveria amerikane e ka informuar Moskën për vizitën e Bajdenit drejtpërdrejt para largimit të tij në Ukrainë "për shkaqe dekonfliktuoze", për t'u shmangu çfarëdo hapash të gabuar që mund t'i çonin drejt konfliktit dy fuqitë bërthamore.

Analisti politikan proqeveritar, Sergej Markov në emisionin politik të televizionit "Rusia 1" tha se "të gjithë e dinë se nëse Rusia thotë se nuk do ta sulmojë Kievin gjatë vizitës së një burrështetasi - kjo do të thotë se kjo nuk do të ndodhte kurrë, pasi e mban fjalën ndërsa është edhe në anën e së mirës dhe të civilizuarës.

QËNDRONI TË LIDHUR