• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Moskë: Grosi do ta vizitojë centralin bërthamor në Kursk për shkak të vlerësimit të sigurisë

Moskë: Grosi do ta vizitojë centralin bërthamor në Kursk për shkak të vlerësimit të sigurisë

Moskë, 19 gusht 2024 (MIA) - Moska pret që së shpejti të pres shefin e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi në centralin bërthamor në Kursk, ndërsa agjencia ka konfirmuar se Grosi është gati të vizitojë centralin, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë kësaj organizate ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov.

"Drejtori i përgjithshëm i ANEB, Rafael Grosi menjëherë iu përgjigj ftesës së Rusisë për të vizituar centralin bërthamor në Kursk, siguria e të cilit kërcënohet nga veprimet e pamatura dhe provokuese të palës ukrainase", kumtoi Uljanov në profilin e tij në Telegram. Ai shtoi se Grosi është i gatshëm të vizitojë centralin për të vlerësuar situatën dhe duke pasur parasysh rrethanat alarmante kjo mund të ndodhë shumë shpejtë.

Më parë, Pres shërbimi i "Rosatom" informoi për përkeqësimin e situatës në termocentralet bërthamore Kursk dhe Zaporozhje për shkak të rritjes së granatimeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR