• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Moskë: Dy viktima në një sulm ukrainas në Belgorod

Moskë: Dy viktima në një sulm ukrainas në Belgorod

 Moskë, 18 mars 2024 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën në rajonin Belgorod të Rusisë, afër kufirit ukrainas në një aksion ushtarak ukrainas, tha guvernatori rajonal Vjaçeslav Gladkov.

 Fshati Nikolskoe u godit drejtpërdrejt, ku u plagosën katër persona.

Rajoni u sulmua gjatë zgjedhjeve presidenciale nga njësitë ruse të cilat janë kundër Kremlinit.

 Gjatë javës së kaluar, në rajon humbën jetën 11 persona, ndërsa mbi 80 janë plagosur.

 Presidenti rus Vladimir Putini nuk e hodhi poshtë mundësinë që ushtarët rusë të marrin  një zonë tampon në rajonin e Harkovit të Ukrainës për të parandaluar sulmet e ardhshme.

 

QËNDRONI TË LIDHUR