• e martë, 24 dhjetor 2024

Mosadi: Irani qëndron pas sulmeve ndaj ambasadave izraelite

Mosadi: Irani qëndron pas sulmeve ndaj ambasadave izraelite

Jerusalem, 30 maj 2024 (MIA) - Agjencia Izraelite e Inteligjencës Mosad sot njoftoi Irani qëndron pas një sërë sulmesh terroriste të kryera nga rrjetet kriminale kundër ambasadave izraelite në Evropë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, kur filloi lufta mes Izraelit dhe Lëvizjes Islamike Palestineze, Hamas. 

 Mosadi dhe kolegët e tij evropian e filluan hetimin pasi në janar në ambasadën izraelite në Stokholm ishte gjetur mjet shpërthyes, që thuhet të jetë një granatë dore, dhe ishte shkatërruar nga skuadra kombëtare suedeze e bombave, raportojnë mediat izraelite.

 Pas inspektimit të të dyshuarve dhe provave mjeko-ligjore, hetuesit arritën në përfundimin se pas sulmit qëndronte rrjeti i krimit të organizuar "Fokstrot" në Suedi dhe se ka punuar me urdhër të Iranit, pretendoi Mosadi.

Izraeli e akuzon liderin e "Fokstrotit", Rava Maxhid, të ashtuquajturin "Dhelpra kurde", se me muaj ka bashkëpunuar me Iranin. 

 Ai u rekrutua nga agjentë iranianë pasi shtatorin e kaluar u arratis në Iran nga Turqia nga forcat ndërkombëtare dhe irakiane të sigurisë.

 Ai u arrestua nga Irani dhe u rekrutua për të planifikuar një seri sulmesh në Evropë kundër objektivave hebreje dhe izraelite, thekson Mosadi. 

 Mosadi pretendon se "Fokstrot" dhe Rumba janë të financuar drejtpërdrejt nga Irani dhe monitorohen nga afër nga shërbimet e inteligjencës evropiane.

Përveç kësaj, agjencia izraelite akuzon Iranin se po përpiqet të përfitojë nga rritja e antisemitizmit në Evropë duke shmangur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për sulmet. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR