• e diel, 06 tetor 2024

Moravjecki: Varshava është e gatshme t'i trajnojë pilotët ukrainas për fluturim me aeroplanë luftarak F16

Moravjecki: Varshava është e gatshme t'i trajnojë pilotët ukrainas për fluturim me aeroplanë luftarak F16

Kiev, 24 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri polak, Mateush Moravjecki gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Volodimir Zelenski, tha se Varshava është e gatshme t'i trajnojë pilotët ukrainas për fluturim me aeroplanët luftarak F16.

Megjithatë, ai shtoi se kjo duhet të bëhet në suaza të një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar, transmetoi "Kiev Indipendent".

"Polonia është e gatshme të zbatojë një trajnim të tillë. Është shumë me rëndësi qielli mbi Ukrainë sërish të jetë i sigurt", tha Moravjecki.

Moravjecki ndodhet në Kiev në ditën e përvjetorit të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Paraprakisht, Varshava kumtoi se tanket e saj "Leopard 2" tashmë u janë dërgzar Kievit. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR