• e enjte, 26 dhjetor 2024

Moravjecki: "Vagner" do të tentojë ta destabilizojë krahun lindor të NATO-s

Moravjecki:

Varshavë, 3 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Polonisë, Mateush Moravjecki sot deklaroi se luftëtarët e grupit paraushtarak rus "Vagner" po i afrohen krahut lindor të NATO-s me qëllimin për ta destabilizuar.

"Polonia do t'u përgjigjet menjëherë këtyre provokimeve ruse dhe bjelloruse", tha Moravjecki në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda, transmeton Radioja polake.

Ai shtoi se në Bjellorusi ka rreth 4.000 luftëtarë të grupit "Vagner" dhe se në këtë mënyrë Rusia e teston reagimin e Polonisë dhe aleatëve të saj.

"Duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i provokimeve të këtilla do të rritet", deklaroi kryeministri polak.

Kohë më parë nga Minsku u kumtua se një numër i caktuar i luftëtarëve nga grupi "Vagner" kanë filluar t'i stërvisin pjesëtarët e armatës bjelloruse, për ç'shkak autoritetet polake dërguan mbi 1.000 ushtarë në afërsi të kufirit me Bjellorusinë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR