• e enjte, 26 dhjetor 2024

Moldavia është vend i mundur kryesues me KOP29, për kandidaturën mendon edhe Serbia

Moldavia është vend i mundur kryesues me KOP29, për kandidaturën mendon edhe Serbia

Kishinjev, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Moldavia është paraqitur si vend-kandidat të kryesojë me samitin e KB-së për klimën vitin e ardhshëm, ndërsa Serbia po ashtu e shqyrton pozitën, sipas burimeve mirë të informuara, njoftojnë mediumet britanike.

Ofertat e dy vendeve janë tentim për zgjidhjen e konfliktit gjeopolitik, i cili e la KOP29 pa nikoqir.

Vendet nga rajoni i Evropës lindore, i cili duhet ta nxjerr nikoqirin e ardhshëm të samitit të sivjemë të KB-së dhe ta ndërmarrë kryesimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk arritën të dakordohen për kandidat.

Sipas udhëzimeve të KB-së, kryesimi me KOP ka rotacion mes pesë rajoneve globale, ndërsa vendeve në rajon të caktuar u takon që njëzëri të vendosin se kush do ta ndërmerr këtë rol. Vendi, i cili kryeson me KOP, luan rol kyç në udhëheqjen e bisedave mes pothuaj 200 vendeve të pranishme në bisedat e sivjetshme për klimën e KB-së dhe zakonisht vendi i njëjtë e ndërmerr rolin kryesues dhe nikoqir të samitit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR