• e hënë, 08 korrik 2024

Modi nga Shtëpia e Bardhë: Kam pasur bisedë të shkëlqyeshme me Bajdenin

Modi nga Shtëpia e Bardhë: Kam pasur bisedë të shkëlqyeshme me Bajdenin

Uashington, 22 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i indisë, Narendra Modi sot e filloi vizitën e tij dyditëshe në Uashington, transmetuan mediumet amerikane.

Kryeministri indian i falënderoi presidentin amerikan, Xho Bajden dhe zonjën e parë, Xhill për mikpritjen në Shtëpinë e Bardhë.

Modi deklaroi se me ta ka pasur "bisedë të shkëlqyeshme" për disa tema, transmeton "Tajms of India".

Gjatë vizitës së kryeministrit indian pritet të thellohet bashkëpunimi në mbrojtje dhe teknologji mes dy vendeve. Mediumet britanike theksojnë se SHBA-ja dëshiron që India të jetë kundërpeshë strategjike e Kinës dhe e shohin si partnere kyçe.

Modi sonte do të flasë para Kongresit amerikan dhe së bashku me Bajdenin do të mbajë konferencë për shtyp. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR