• e shtunë, 23 nëntor 2024

Modi në Rusi: Zgjidhja e krizës ukrainase nuk është lufta, dialogu është i domosdoshëm

Modi në Rusi: Zgjidhja e krizës ukrainase nuk është lufta, dialogu është i domosdoshëm

Moskë, 9 korrik 2024 (MIA) - Zgjidhja e krizës ukrainase nuk është luftë dhe është e domosdoshme se duhet që të fokusohemi në dialog, deklaroi kryeministri indian Narendra Modi në takimin e sotëm me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin.

"Zgjidhja nuk mund të jetë me luftë. Bombat, raketat dhe armët nuk mund të sigurojnë paqen, ndaj le të fokusohemi te dialogu dhe ai është i domosdoshëm", përfundoi Modi.

Ai theksoi se India është e gatshme të ofrojë ndihmë për të vendosur paqen dhe se pas bisedës me Putinin ka ndjerë "optimizëm dhe shpresë për të ardhmen".

Siç raportojnë mediat ruse, Moska dhe Nju-Delhi po zhvillojnë projekte të reja të përbashkëta, duke përfshirë ndërtimin e një centrali bërthamor me fuqi të ulët.

Të dy liderët vizituan së bashku një ekspozitë dhe Modi vendosi një kurorë në varrin e heroit të panjohur.

Ai u takua gjithashtu me anëtarë të komunitetit indian në Rusi dhe paralajmëroi hapjen e konsullatave indiane në Kazan dhe Jekaterinburg për të promovuar turizmin dhe aktivitetet afariste. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR