• e shtunë, 23 nëntor 2024

Modi: Bashkimi Afrikan është ftuar të bëhet anëtar i G20

Modi: Bashkimi Afrikan është ftuar të bëhet anëtar i G20

Nju Delhi, 27 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Indisë Narendra Modi deklaroi sot se roli i vendit të tij si mikpritës i samitit të këtij vitit të G20-ës do të fokusohet në theksimin e shqetësimeve të vendeve në zhvillim dhe propozoi që Bashkimi Afrikan të bëhet anëtar i përhershëm i asaj organizate.

"Ne kemi një vizion për gjithëpërfshirje dhe me atë vizion e kemi ftuar Bashkimi Afrikan të bëhet anëtar i përhershëm i G20", tha Modi në fjalimin para pjesëmarrësve në samitin Biznes 20 (B20) në Nju Delhi.

B20 është një forum biznesi dhe pjesë e samitit të 20 vendeve kryesore të pasura dhe në zhvillim, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në kryeqytetin indian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR