MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
- Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor reagon ashpër ndaj deklaratës së këshilltares së Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, lidhur me sigurimin e 6 autobusëve ekologjikë dhe e vlerëson si tendencioze, ofenduese dhe që synon uljen e besueshmërisë së institucionit dhe ministrit Izet Mexhiti.
- Post By Fitore Curri
- 09:54, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024
Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor reagon ashpër ndaj deklaratës së këshilltares së Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, lidhur me sigurimin e 6 autobusëve ekologjikë dhe e vlerëson si tendencioze, ofenduese dhe që synon uljen e besueshmërisë së institucionit dhe ministrit Izet Mexhiti.
Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton opinionin publik dhe veçanërisht këshilltaren e përmendur e cila nuk është mjaftueshëm e informuar se prokurimi i këtyre autobusëve është vetëm një aktivitet nga aksioni i programit të BE-së për standarde mjedisore dhe ajër të pastër dhe është pjesë e programit të plotë për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA 3 ndihmës nga BE.
Aktivitetet e këtij Programi janë programuar me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në koordinim me të gjitha palët e përfshira, përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit, të miratuar nga Qeveria e RMV dhe të pranuar nga Komisioni Financiar i BE-së.
Programi për ajër të pastër përmban disa komponentë, për të cilët kemi informuar disa herë, se zbatohet nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Programit dhe është përfituese e tij, ndërsa Qyteti i Shkupit është vetëm përfituesi përfundimtar i këtij aktiviteti.
Theksojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor programon të gjitha aktivitetet që financohen nga instrumenti i BE-së IPA, monitoron zbatimin dhe raporton në Komisionin e BE-së për qëllimet e arritura nga zbatimi i projekteve IPA.
Do të ishte mirë që këshilltarja e Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, të informohet para se të dalë në publik me të pavërteta të tilla. Për më tepër, për informim të saj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç granteve nga BE-ja, jep edhe kontribut kombëtar për të gjithë Programin.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s