MM ruse: Është parandaluar tentimi për sulm me dronë ukrainas ndaj bazës në Novorosijsk
- Janë shkatërruar dy anije pa ekuipazh me të cilat forcat e armatosura të Ukrainës tentuan ta sulmojnë bazën detare në Novorosijks, kumtoi sot Ministri ruse e Mbrojtjes.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:00, 4 gusht, 2023
Moskë, 4 gusht 2023 (MIA) - Janë shkatërruar dy anije pa ekuipazh me të cilat forcat e armatosura të Ukrainës tentuan ta sulmojnë bazën detare në Novorosijks, kumtoi sot Ministri ruse e Mbrojtjes.
"Forcat e armatosura të Ukrainës mbrëmë tentuan ta sulmojnë bazën detare Novorosijsk duke përdorur dy barka pa ekuipazh. Barkat pa pilot u zbuluan vizualisht dhe u shkatërruan me zjarr nga armët standarde të anijeve ruse të cialt e ruanin bazën detare", kumtoi Ministria ruse.
Guvernatori i rajonit Krasnodarsk, Venjamin Kondratiev deklaroi se nuk ka viktima apo dëme materiale.
Paraprakisht, shërbimi urgjent i Novorosijskut theksoi se kanë marrë informata prë shpërthine në ujërat e Novorosijskut dhe fshatin Mishako.
Konsorciumi kaspik i naftës kumtoi se vazhdon normalisht të dërgojë naftë në terminalet në afërsi të Novorosijskut dhe se nuk ka dëmtime të infrastrukturës. Siç cekin, lëvizja e objekteve lundruese në portin Novorosijsk është ndaluar përkohësisht. Novorosijsk është një ndër portet më të mëdha në Detin e Zi. ab/
Foto: МIА arkivi