• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mjekët specializantë në Angli filluan grevë treditore

Mjekët specializantë në Angli filluan grevë treditore

Londër, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Mjekët specializantë në Angli sot filluan grevë treditore dhe lajmëruan grevë të re shtatëditore nga 3 deri 9 janari për shkak të kontestit për rritjen e pagave, njoftoi Asociacioni mediatik britanik e cila ka rreth 50.000 anëtarë.

Spitali i përgjithshëm në Çeltenhem tha se do të mbyllte departamentin e tij të urgjencës, ndërsa menaxherët e spitalit në Londër i kërkuan publikut që të përdornin Qendrën e urgjencës vetëm për raste urgjente.

Mjekët praktikant i braktisën bisedimet me qeverinë pasi iu ofrua një rritje pagash mes tetë dhe 10 për qind.

Ata kërkojnë rritje prej 35 për qind, që, sipas tyre, është e nevojshme për të mbuluar ndikimin e inflacionit që krijohet gjatë disa viteve.

Ministrja britanike e Shëndetësisë Viktorija Etkins tha se janë ndërmarrë masa urgjente për t'u minimizuar çrregullimi dhe shtoi se dera qëndron e hapur për AMB-në t'u kthehet negociatave.

Drejtorët e spitaleve paralajmërojnë se greva shtatëditore në janar do të jetë greva më e gjatë në historinë e shërbimeve kombëtare shëndetësore britanike. ss/

Foto: arkivi MIA-s  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR