• e premte, 27 dhjetor 2024

Mjekët në spitalin "Al Shifa" refuzuan të evakuohen

Mjekët në spitalin

Gazë, 13 nëntor 2023 (MIA) - Mjekët në spitlain "Al Shifa" në pjesën veriore të Gazës e hodhën poshtë urdhërin e forcave izraelite mbrojtëse )IDF) për evakuim të detyruar, sepse druajnë se rreth 700 pacientë me rrezik të lartë do të vdesin nëse i lënë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Munir Al Bursh.

"Problem nuk janë mjekët, por pacientët. Edhe nëse i lënë do të vdesin, ndërkaq nëse i transferojnë do të vdesin rrugës. Ky është problemi, flasim për 700 pacientë. Deri më tani nuk pati prëgjigje nga mjekët, por disa nga personat dhe familjet e zhvendosura tashmë u larguan", tha Al Burxh, transmetoi Bi-Bi-Si.

Drejtori i spitalit shtoi se urdhëri për evakuim nuk ishte koordinuar me asnjë agjenci humanitare ndërkombëtare, siç është Kryqi i Kuq ndërkombëtar, dhe se mungesa e koordinimit shkakton shqetësim për sigurinë dhe realizimin e transferit të një numri të madh të pacientëve, prej të cilëve shumica janë në gjendje kritike.

Paraprakisht sot IDF kumtoi se sërish është hapur korridori i sigurisë për banor[t e veriut të Gazës.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dje kumtoi se nuk mund të konfirmojë për çfarëdo lloj evakuimi nga spitali Al-Shifa në pjesën veriore të Gazës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR