• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mjekë pa kufij: Qindra mijëra palestinezë "të robëruar" në një zonë prej 41 kilometra katrorë

Mjekë pa kufij: Qindra mijëra palestinezë

Paris, 26 gusht 2024 (MIA) - Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) kumtoi se evakuimi i spitalit Al-Aksa është i papranueshëm pas vendimit të ushtrisë izraelite për të evakuuar zonat në lindje të Deir al-Belah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadollu. MSF paralajmëroi se Gaza ende vazhdon të jetë nën sulme intensive nga Izraeli.

Ata thonë se Izraeli kërkon evakuimin e zonave në afërsi të spitalit Al-Aksa në Deir al-Belah dhe se një shpërthim vetëm 250 metra larg spitalit shkaktoi panik, me çka shumë njerëz largohen nga spitali.

"Të gjitha palët ndërluftuese patjetër duhet të respektojnë qasjen e spitalit dhe pacientëve në kujdesin intensiv", kumtoi organizata Mjekë pa Kufij. Shton se kërkesat e vazhdueshme të Izraelit për evakuim "robëruan" qindra mijëra persona të zhvendosur në të a.sh "zona humanitare" prej vetëm 41 kilometra katrorë.

Pasi ushtria izraelite mori vendim të evakuonte zonat në lindje të Deir al-Belah, palestinezët filluan evakuimin e spitalit Al-Aksa dhe rrethinat e tij.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avihaj Adrae, kërkoi evakuimin e zonës në lindje të qytetit të Deir al-Belah dhe që banorët e asaj zone të largohen për në perëndim, që i detyroi palestinezët të kërkojnë edhe një herë strehim më të sigurt.

Të sëmurët dhe të plagosurit në Spitalin Al-Aksa gjithashtu duhej patjetër të largoheshin nga spitali me karrige me rrota ose në shtretër spitalor.

Drejtori i spitalit Al-Aksa, Ijad al-Xhabri, deklaroi në një konferencë për shtyp se pas vendimit për evakuimin e bllokut 128-të, në të cilin ndodhet spitali, të plagosurit dhe pacientët të cilët kanë nevojë për trajtim, si dhe stafi mjekësor janë larguar nga spital për shkak të frikës për jetën e tyre.

Ai theksoi se si drejtues i spitalit do të vazhdojë të ofrojnë shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë aktivitete për të mbrojtur spitalin Al-Aksa i cili është i vetmi spital i mbetur në rajon.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e spitalit Al-Aksa, pacientëve të tij dhe punonjësve shëndetësorë.

Në kumtesë thuhet se në spital janë ende rreth 100 pacientë, prej të cilëve shtatë në kujdesin intensiv. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR