• e enjte, 18 korrik 2024

Mjekë pa kufij kanë shpëtuar mbi 200 emigrantë në Detin Mesdhe në afërsi të Libisë

Mjekë pa kufij kanë shpëtuar mbi 200 emigrantë në Detin Mesdhe në afërsi të Libisë

Romë, 6 tetor 2023 (MIA) - Në dy aksione në Detin Mesdhe në afërsi të Libisë janë shpëtuar 258 emigrantë. 

Anija e shpëtimit "Mjekët pa kufij" së pari kanë shpëtuar 162 persona nga anija e drurit, mes të cilëve 17 gra dhe 29 fëmijë, prej të cilëve shumica ishin në hapësirën e ngushtë poshtë kuvertës. Anija ka pasur motor, por nuk ka pasur sistem për navigacion, deklaroi një koordinator për shpëtim. 

Shumica e personave në atë anije ishin nga Siria dhe Egjipti, prej të cilëve disa ishin të vdekur.

Në anijen tjetër të ngjajshme të shpëtimit, kishte 96 persona, mes të cilëve dy fëmijë sirianë.  

Administrata detare italiane urdhëroi që të shpëtuarit të dërgoheshin në portin e Salernos, në afërsit të Napolit, 400 kilometra larg anijes së shpëtimit. 

Sipas statistikave të MPB-së italiane, këtë vit, deri më sot, në Itali kanë arritur rreth 136.000, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njejtë 72.000. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

  
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR