• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

“Mjekë pa kufij” ndërpresin punën në klinikën në Rafah

“Mjekë pa kufij” ndërpresin punën në klinikën në Rafah

Rafah, 14 maj 2024 (MIA) – Organizata humanitare "Mjekë pa kufij" ka ndërprerë punën në të ashtuquajturin spital indonezian në qytetin Rafah të Rripit të Gazës, pasi ofensiva izraelite po intensifikohet.

Siç transmeton DPA, 22 pacientët e mbetur janë transferuar në objekte të tjera sepse nuk mund të garantohet siguria e tyre, deklaroi zëdhënësja e organizatës.

“Mjekë pa kufij” madje thekson problemet me të cilat është përballur që nga fillimi i luftës në Gazë midis Izraelit dhe militantëve palestinezë nga Hamasi.

"Na u desh të largohemi nga 12 struktura të ndryshme shëndetësore dhe rezistuam ndaj 26 incidenteve të dhunshme të cilët përfshijnë sulme ajrore që dëmtuan spitalet, tanke që gjuanin në strehimore të caktuara, sulme tokësore në qendrat mjekësore dhe autokolona që u qëlluan", deklaroi koordinatori për raste urgjente Mishel -Olivie Lasharite në kumtesë.

Sipas organizatës së KB-së për ndihmë emergjente OCHA, 24 nga 36 spitalet në Rripin e Gazës nuk janë më funksionale.

Foto: Mjekë pa kufij

QËNDRONI TË LIDHUR