• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mjekë pa kufi: Spitalet në Gazë të mbingarkuara, kanë mungesë të ilaçeve dhe energjisë elektrike

Mjekë pa kufi: Spitalet në Gazë të mbingarkuara, kanë mungesë të ilaçeve dhe energjisë elektrike

Gazë, 11 tetor 2023 (MIA) - Spitalet në Gazë janë të mbingakruara dhe po përballen me mungesë të ilaçeve, materialeve mjekësore dhe energjisë elektrike, paralajmëruan sot Mjekë pa Kufij, përderisa kriza humanitare po përkeqësohet shpejtë në enklavën palestineze për shkak të bombardimit izraelit.

Izraeli e ka përforcuar ofensivën e tij ajrore në Gazë pas sulmit të Hamasit gjatë fundjavës, duke lënë qindra mijëra të dëbuar, ndërsa shumë të tjerë të shkëputur nga ushqimi dhe energjia elektrike.

Avril Benoa, drejtor ekzekutiv i MSF-SHBA, thotë se agjencia ka "regjistruar mungesë të ujit, energjisë elektrike dhe karburanteve, ndërsa një pjesë e spitaleve mbështeten në gjeneratorë". 

"Disa spitale kanë karburant vetëm për katër ditë", tha ajo.

"Klinika e MSF në qytetin e Gazës u dëmtua lehtë nga një shpërthim të hënën, por është ende në funksion. Një infermiere dhe një shofer i ambulancës u vranë në sulmet dhe disa të tjerë u plagosën", tha Benoa.

Numri i të vdekurve në Gazë u rrit në 950, ndërsa 5.000 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Të paktën 1.200 persona humbën jetën në Izrael pas sulmit të pa precedentë të Hamasit të shtunën, sipas forcave izraelite të sigurisë. 

Mjekët pa kufij njoftuan se për momentin nuk punojnë programe medicinale në Izrael, por e kanë ofruar mbështetjen e  tyre për spitalet izraelite të cilët mjekojnë "një numër të madh të viktimave". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR