• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Misioni i SHBA-së në OSBE: Viktimat në njerëz nga agresioni rus në Ukrainë në fokus të konferencës në Varshavë për dimensionin njerëzor, të organizuar nga Maqedonia e Veriut

Misioni i SHBA-së në OSBE: Viktimat në njerëz nga agresioni rus në Ukrainë në fokus të konferencës në Varshavë për dimensionin njerëzor, të organizuar nga Maqedonia e Veriut

Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Viktimat njerëzore nga agresioni rus në Ukrainë do të jetë fokusi kryesor i Misionit të SHBA-së në OSBE në konferencën në Varshavë për dimenzionin njerëzor, e cila këtë vit mbahet nga 2 deri 13 tetor në organizim të kryesuesit me OSBE-në, Maqedonisë së Veriut, me përkrahje të ODIHR-së, kumtuan sot nga Departamenti amerikan i Shtetit.    

"Fokusi kryesor amerikan do të jenë krimet e forcave ruse në Ukrainë dhe autoritetet okupatore në Krime, si dhe shkeljet seerioze të të drejtave të njeriut që Rusia i bën në shtëpi", thuhet në kumtesë.

Në të thuhet se Misioni i SHBA-së në OSBE do të bashkësponsorojë disa ngjarje anësore zyrtare për rritjen e ndërgjegjes për problemet rreth agresionit rus në Ukrainë.

"Konferenca në Varshavë për dimensionin njerëzor siguron forum për aktivitete për të drejtat e njeriut në tërë rajonin për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme të lidhura drejtpërdrejtë me persona zyrtarë të qeverive dhe të OSBE-së, duke përfshirë edhe pushtimin e Rusisë në Ukrainë", informojnë nga Departamenti i Shtetit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR