• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Misioni i KB-së kërkoi nga autoritetet talebane të gjitha gratë dhe vajzat në Afganistan të kenë qasje në arsim

Misioni i KB-së kërkoi nga autoritetet talebane të gjitha gratë dhe vajzat në Afganistan të kenë qasje në arsim

Kabul, 24 janar 2024 (MIA) - Misioni diplomatik i Kombeve të bashkuara në Afganistan u bëri thirrje sot autoriteteve talebane që t'u lejojnë grave dhe vajzave të arsimohen në shkolla dhe universitete, lajmëroi DPA.

Në deklaratën me rastin e Ditës ndërkombëtare të arsimit, Roza Otunbaeva, shefe e misionit diplomatik të KB-së në Afganistan, deklaroi se arsimi është themeli i së ardhmes së këtij vendi.

Ndalesa për arsim të grave dhe vajzave, shtoi ajo, do t'i dëmtojë të gjith afganët.

"U drejtohem grave dhe vajzave nga Afganistani, ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm. KB është solidare me ju dhe nuk do të ndalojë së angazhuari dhe së mbrojturi të ardhmen tuaj", tha prëfaqësuesja e KB-së.

Më shumë se dy vite autoritetet talebane thonë se po punojnë në krijimin e kushteve që vajzat të kthehen në shkolla.

Pasi që talebanët u kthyen në pushtet, në gusht të vitit 2021, vajzat mun d të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë dhe nuk kanë të drejtë të shkojnë në universitet. Në disa pjesë të vendit, gratë dhe vajzat ende mund të vizitojnë medresetë, shkollat fetare sunite islame apo shkollat për mami.

Ndalesa për arsim është pengesa më e madhe e qeverisë talebane që të njihet ndërkombëtarisht. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR