• e enjte, 26 dhjetor 2024

Misioni i Iranit në KB pretendon se Teherani nuk është i përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Misioni i Iranit në KB pretendon se Teherani nuk është i përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Nju-Jork, 9 tetor 2023 (MIA) - Misioni iranian në Kombet e Bashkuara njoftoi se Teherani nuk është përfshirë në asnjë sulm të grupit islamik Hamas ndaj Izraelit, njoftuan mediat britanike.

"Masat e fuqishme të ndërmarra nga Palestina janë të vetme dhe jashtëzakonisht një mbrojtje legjitime nga pushtimi i shtypjes shtatë dekatëshe dhe krimet e tmerrshme të kryera nga regjimi sionist i paligjshëm", njoftoi misioni.

Irani nuk e fsheh mbështetjen e tij për Hamasin, duke financuar dhe armatosur grupin dhe një organizatë tjetër radikale palestineze - Xhihadi islamik.

Sulmi  i Hamasit, më vdekjeprurës në historinë izraelite, në të cilin humbën jetën mbi 1.000 izraelitë dhe u rrëmbyen dhjetëra, përkoi me përpjekjet, e mbështetura nga SHBA-ja, të bindet Arabia Saudite për t'i normalizuar marrëdhëniet me Izraelin në këmbim të një marrëveshjeje mbrojtëse ndërmjet Uashingtonit dhe Riadit, lëvizje që mund të rezultojë të jetë një frenim për ngrirjen e mëtejshme të marrëdhënieve ndërmjet mbretërisë dhe Teheranit, shënojnë mediat britanike.

Në një takim urgjent pas dyerve të mbyllura në Këshillin e Sigurimit të KB-së, Uashingtoni kërkoi nga 15-të anëtarët e Këshillit me vendosmëri t'i dënojnë "sulmet e tmerrshme terroriste të kryera nga Hamasi, por organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara ende nuk ka ndërmarrë një aksion të tillë, publikuan mediat amerikane.

Pas takimit, përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në KS-në e KB-së, Robert Vud, tha se "një numër i madh i vendeve" e dënuan sulmin në Hamas, por jo të gjithë anëtarët e Këshillit. Ai vetëm shtoi se mediat me siguri mund ta dinë se për cilat vende bëhet fjalë.

Përfaqësuesi i përhershëm rus në KS-në e KB-së, Vasilij Nebenzja, tha se në mbledhjen urgjente të këtij organi amerikanët kanë tentuar të theksojnë se "Rusia nuk i dënon sulmet, por kjo nuk është e saktë".

"Kjo ishte e pranishme në vërejtjet e mia, tha ai dhe shtoi "i dënojmë të gjitha sulmet ndaj civilëve".

Sipas Nebenzja, armiqësitë menjëherë duhet të ndërpriten, të lidhet armëpushim dhe të fillojnë bisedimet e rëndësishme ndërmjet dy palëve, të tilla si nuk ekzistonin dekada më parë.

Homologu i tij kinez Xhang Jun paraprakisht shprehu mendim të ngjashëm gjatë hyrjes në mbledhje. Ai tha se Pekini i dënon të gjitha sulmet ndaj civilëve, por nuk e përmendi Hamasin.

"Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është të parandalojmë që situata të përshkallëzohet më tej dhe të shkaktojë më shumë viktima civile," tha Xhang. "Është e rëndësishme dhe me të vërtetë t'i kthehemi zgjidhjes së konfliktit përmes krijimit të dy shteteve (izraelite dhe palestineze). sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR