• e diel, 24 nëntor 2024

Misioni i ANEB-it i drejtuar nga Grosi mbetet në Zaporozhje deri në fund të javës

Misioni i ANEB-it i drejtuar nga Grosi mbetet në Zaporozhje deri në fund të javës
Kiev, 1 shtator 2022 (MIA) - Integriteti fizik i centralit bërthamor ukrainas Zaporozhje i okupuar nga ushtria ruse është shkelur, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore, Rafael Grosi pas inspektimit të lokacionit. “Integriteti fizik i centralit është shkelur disa herë. Kjo është diçka që nuk mund të vazhdojë të ndodhë”, deklaroi ai para gazetarëve gjatë kthimit nga uzina e cila është nën kontrollin rus, në territorin që është nën kontrollin e Kievit. Grosi poashtu tha se disa anëtarë të misionit të ANEB-it, të cilin ai e drejton, do të qëndrojnë aty deri të dielën ose të hënën. "Ekziston një grup që do të jetë atje deri të dielën ose të hënën për të vazhduar vlerësimin e situatës në centralin, terreni i të cilit ishte granatuar disa herë duke rritur kështu frikën e një katastrofe bërthamore," tha Grosi. “ANEB tani është këtu në këtë vend dhe nuk do të lëvizë nga këtu, ne do të qëndrojmë këtu”, shtoi Grosi. Do të kemi prani të vazhdueshme këtu në central përmes disa ekspertëve të mi”, tha ai. Grosi sqaroi se këta ekspertë do të japin një vlerësim të paanshëm, neutral, teknikisht të shëndoshë të gjithë asaj që ka ndodhur në terren. “Isha i shqetësuar, jam ende i shqetësuar dhe do të vazhdoj të shqetësohem për centralin, derisa situata të stabilizohet, derisa të bëhet më e parashikueshme”, shtoi ai.

QËNDRONI TË LIDHUR