• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Misheli: Presim më shumë reforma nga Ballkani Perëndimor

Misheli: Presim më shumë reforma nga Ballkani Perëndimor

Bruksel, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel, sot në Bruksel deklaroi se samiti Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimorë e konfirmon përkushtimin e fuqishëm të Unionit për t'i parë vendet e rajonit si anëtare, por se pritet që vendet e rajonit ta përshpejtojnë procesin e reformave.

"Presim më shumë reforma nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit. Edhe ana jonë do të bëjë pjesën e saj, prandaj kemi nisur një debat strategjik në nivel liderësh, për të identifikuar se çfarë duhet të bëjmë", tha Misheli para fillimit të samitit, raporton Beta.

Ai shtoi se dëshiron të shohë më shumë investime dhe zhvillim ekonomik në mënyrë që efektet pozitive të integrimit të shihen sa më shpejt në terren.

"Gjëja më e rëndësishme për BE-në është që të mbetemi të bashkuar. Procesi i zgjerimit mbetet të drejtohet mbi bazën e meritave, të cilën edhe një herë do t'ua shpjegojmë partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor. E dini pikëpamjen time personale se ne duhet të jemi gati deri në vitin 2030 dhe se të dyja palët duhet të bëjnë një përpjekje", tha Misheli.

Sot në Bruksel mbahet samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, në fokus të të cilit është afrimi i mëtejshëm i të dyja palëve, por edhe shqyrtimi i disa çështjeve të diskutueshme. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR