• e enjte, 26 dhjetor 2024

Misheli: Kthimi në procesin e paqes në Lindjen e Mesme është e vetmja rrugë përpara

Misheli: Kthimi në procesin e paqes në Lindjen e Mesme është e vetmja rrugë përpara

Bruksel, 25 tetor 2023 (MIA)  -   Kthimi në procesin e paqes në Lindjen e Mesme është rruga e vetme përpara, tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli, në një letër drejtuar shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së para takimit të tyre dyditor në Bruksel këtë javë. 

Ai i përshkroi ngjarjet në Lindjen e Mesme si një tragjedi, por instistoi në atë se ato nuk duhet t'ia tërheqin vëmendjen  BE-së që të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën. 

"Pres që edhe një herë në mënyrë më kategorike sa është e mundur t'i dënojmë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit dhe ta njohim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje sipas të drejtës ndërkombëtare", shtoi Misheli. 

Sipas tij, BE-ja do të përsërisë thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

"Duhet të bisedojmë se si urgjentisht të sigurojmë ndihmë humanitare; çfarë duhet të bëjmë në koordinim me partnerët që të sjmangim transferim të konfliktit në rajon. Ripërtëritja e  procesit të paqes bazuar në zgjidhje për dy shtete është e vetmja rrugë përpara", thotë Misheli. 

 "Do të vazhdojmë me mbështetjen e palëkundur për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme", shtoi kryetari i Këshillit Evropian.

Ai shpreh pritshmëri se do të bisedohet për përshpejtimin e sigurimit të ndihmës ushtarake, si dhe për mundësitë për shfrytëzimin e pronës ruse të sekuestruar në BE. 

Sipas tij, duhet të punohet në mbështetje të gjerë ndërkombëtare që të arrihet një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme. 

 Me rastin e negociatave për rishikimin e buxhetit të BE-së deri në vitin 2027, Misheli bën thirrje që të identifikohen nevojat, synimet më urgjente dhe të vendoset  si të financohen. Ai thekson se në takim do të bisedohet për punën rreth vendosjes së euros digjitale.

Kryetari i Këshillit Evropian vuri në dukje se në rend dite  është paraparë të bisedohet edhe për çështjet e migracionit, situatën në Sahel, marrëdhëniet Prishtinë-Beograd dhe ngjarjet në Kaukazin e Jugut. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR