• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mishel me mesazh të fuqishëm për Ballkanin Perëndimor: Mos lejoni që fantazmat e së kaluarës ta pengojnë të ardhmen tuaj

Mishel me mesazh të fuqishëm për Ballkanin Perëndimor: Mos lejoni që fantazmat e së kaluarës ta pengojnë të ardhmen tuaj

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel në fjalimin e tij në samitin e procesit të Berlinit i cili mbahet në Tiranë, më konkretisht është përqendruar në propozimin e tij dhënë në samitin në Bled rreth zgjerimit të BE-së në dy dekadat e fundit. 

Ai tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet dhe i siguroi liderët se nuk do të presin kaq gjatë dhe nuk do të zhgënjehen.

"Zgjerimi është investim në paqen dhe prosperitetin e BE-së dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi promovon bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite por ka qenë e ngadaltë, tashmë e dimë se ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim. Ky afat është pritur me skepticizëm në rajonin tuaj sepse keni pritur kaq gjatë", tha ai.

Mishel pas kësaj përsëriti deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

"E di që Edi e krahasoi me nusen e cila asnjëherë nuk vjen në dasmë, megjithatë ne do ta bëjmë këtë dasmë. Plani jonë është serioz për të ardhmen e BE-së. Mos lejoni fantazmat e së kaluarës ta pengojnë të ardhmen tuaj", tha Mishel.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen tregoi qëllimin e Unionit për t'i siguruar Ballkanit Perëndimor qasje në tregun e përbashkët evropian.

“Për këtë arsyeje e paraqita planin e rritjes, duam që të ju sigurojmë qasje në tregun e përbashkët evropian. Për këtë na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnet për reforma do të përfitojnë mjete nga Bashkimi Evropian. Ky është një stimulim për ata të cilët dëshirojnë të ecin para. Dyert tona janë të hapura dhe ejani të punojmë në këtë progres me këtë planin e rritjes", tha Lajen, e cila mes tjerash në fjalimin e saj ajo u ndal edhe në konfliktin në Ukrainë dhe Izrael. si/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR