• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mishel: Liderët e BE-së nuk arritën marrëveshje rreth bartësve të funksioneve kryesore

Mishel: Liderët e BE-së nuk arritën marrëveshje rreth bartësve të funksioneve kryesore

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së në takimin e djeshëm joformal në Bruksel nuk arritën marrëveshje rreth zgjedhjes së funksionarëve më të lartë në Union, informoi kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel.

"Takimi paraqiste mundësi të mirë për t'u këmbyer mendime rreth rezultateve zgjedhore dhe për përgatitje të takimit formal të Këshillit evropian që do të mbahet këtu në Bruksel javën e ardhshme. mendoj se diskutimi u zhvillua në kahje të duhur, por në këtë fazë sonte nuk ka marrëveshje", deklaroi Mishel pas përfundimit të takimit joformal të liderëve evropianë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mishel theksoi se partitë politike i paraqitën propozimet e veta për pozicionet kryesore në BE dhe në bazë të tyre do të punohet në arritjen e marrëveshjes.

Sipas tij, në tërë procesin e sjelljes së këtij vendimi me rëndësi është transparenca dhe në miratimin e tij të përfshihen të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.

Ai theksoi se qëllimi i takimit të sotëm edhe nuk ishte që të sillet vendim rreth bartësve të funksioneve kryesore, por vetëm të këmbehen mendime dhe të paraqiten protjet, shpresat dhe prioritetet, në mënyrë që secili të mund ta dëgjojë secilin, që, siç theksoi, është hap i rëndësishëm në procesin e sjelljes së vendimeve.

Mishel shfaqi shpresë se liderët e vendeve anëtare të BE-së megjithatë deri në fund të qershorit do të arrijnë marrëvehsje rreth emrave të bartësve të pozitave kryesore në bllok.

Ai shtoi se së bashku me vendimin rreth bartësve të funksioneve kryesore në BE, në rend dite të Samitit të BE-së javëne  ardhshme do të gjendet edhe Agjenda strategjike, e cila, siç tha, do t'i definojë kahjet e Unionit në periudhën e ardhshme. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR