• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mishel: BE-ja vendosi të fillojë negociata inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë (PLT)

Mishel: BE-ja vendosi të fillojë negociata inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë (PLT)

Bruksel, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Liderët e vendeve anëtare të BE-së sollën vendim për fillim të negociatave për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë, kumtoi kreu i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në platformën X.

"Këshilli i Evropës vendosi të fillojë negociata inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë", theksoi Mishel.

Sipas tij, Këshilli i BE-së vendosi t'i ndajë status të vendit kandidat për anëtarësim Gjeorgjisë, përderisa lidhur me BeH-në mbetet rrekomandimi i kushtëzuar për fillim të negociatave.

"BE-ja do t'i hapë negociatat me Bosnjë e Hercegovinën, pasi që të arrihet shkalla e nevojshme e harmonizimit me kriteret për anëtarësim dhe i bëri thirrje Komisionit të parashtrojë rpaort deri në mars, me qëllim që të sillet një vendim i tillë", shtoi Mishel në X.

Sipas tij, vendimet e këtilla janë sinjal i qartë për shprresë për popujt e këtyre vendeve dhe për kontinentin evropian. 

Mishel në deklaratën e shkurtë pas kumtimit të informatës në X, theksoi se vendimi i këtillë është shumë i rëndësishëm për Ukrainën, paraqet porosi të fuqishme politike për popullin ukrainas dhe është njejtë i rëndësishëm për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

"Punuam shumë në përgatitjen e këtij Këshilli evropian me qëllim që asnjë vend anëtar të mos e kundërshtojë këtë vendim", deklaroi Mishel.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ai shtoi se liderët e vazhdojnë debatin rreth kornizës financiare dhe shfaqi shpresë se deri në mbrëmje do të arrihet marrëveshje për ndihmë Ukrainës, si dhe për revizion të kornizës buxhetore të Unionit.

Vendimi është sjellë edhe përkundër paralajmërimeve nga Hungaria se do ta kundërshtojë fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit, si dhe të propozim-pakos për ndihmë financiare prej 50 miliardë eurove për mbështetje të ekonomisë ukrainase. ab/

Foto: МIА Arkivi/X

QËNDRONI TË LIDHUR