• e premte, 08 nëntor 2024

Mishel: BE-ja tashmë ka "partneritet strategjik" me Ukrainën

Mishel: BE-ja tashmë ka

Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian tashmë ka marrëveshje për asociim me Ukrainën, deklaroi sot kreu i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me thirrjen e Hungarisë drjetuar BE-së të lidhë "partneritet strategjik" me Kievin para fillimit të negociatave inkuadruese.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban bëri thirrje për "partneritet strategjik" në vend se t'i lejohet Ukrainës të kalojë në fazën e ardhshme në rrugën drejt anëtarësimit të mundshëm në BE. Ai e deklaroi këtë para takimit të liderëve evropianë më 14 dhe 15 dhjetor, në të cilin do të nevojitet unanimiteti i të gjitha 27 vendeve-anëtare që të fillojnë negociatat për anëtarësim të Ukrainës në BE sapo vendi t'i përmbushë të gjitha kushtet përfundimtare.

"Kemi marrëveshje për asociim me Ukrainën, i cili ofron shumë mundësi për bashkëpunim të afërt me Ukrainën", tha Mishel, i pyetur për ta komentuar fjalimin e Orbanit në margjina të konferencës KOP28 në Dubai. ab/

Foto: ЕPА



 

 

QËNDRONI TË LIDHUR