• e shtunë, 23 nëntor 2024

Miratohet Direktiva e re e BE-së për burimet e rinovueshme të energjisë

Miratohet Direktiva e re e BE-së për burimet e rinovueshme të energjisë

Bruksel, 9 tetor 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së sot e miratoi Direktivën e re për energjinë e rinovueshme, qëllimi i të cilit është rritja e pjesës së energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë së Unionit në 42.5 për qind deri në vitin 2030, me mundësinë e rritjes shtesë edhe për 2.5 pikë përqindje të tjera në nivelin 45 për qind, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Konform me Direktivën, çdo vend anëtar i BE-së detyrohet për të kontribuar në arritjen e këtij qëllimi në sektorët e transportit, industrisë, ndërtimit dhe ngrohjes dhe ftohjes qendrore.

Ministrja spanjolle për Ekologji, Tereza Ribera me rastin e miratimit të Direktivës, deklaroi se ishte një "arritje e madhe" e cila do të ndihmojë në arritjen e objektivit klimatik të BE-së për reduktimin e emetimeve të gazit të dëmshëm në Union me të paktën 55 për qind deri në vitin 2030.

"Ky është një hap përpara që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve klimatike të BE-së në mënyrë të drejtë, me kosto efektive dhe konkurruese", shtoi Ribera. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR