• e enjte, 26 dhjetor 2024

Miratohen ndryshimet e Statutit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së

Miratohen ndryshimet e Statutit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së

Bruksel, 19 mars 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot i miratoi ndryshimet e Statutit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, qëllimi i të cilit është që të shkarkohet tribunali në kushte të rritjes së vazhdueshme të numrit të lëndëve të cilat parashtrohen para kësaj instance gjyqësore.

Me ndryshimet parashihet trensferimi i një pjese të kompetencave të Gjykatës së Drejtësisë në Gjykatën e Përgjithshme në instancë të parë, siç janë ato lidhur me sistemin e përbashkët të tatimit të vlerës së shtuar, akcizat, doganat, klasifikimi i mallrave, kompensimet për udhëtarët për shkak të shërbimeve të shtyra ose të anuluara transportuese, si dhe për tregti me emetimet e lejuara të gazrave serë. 

Në komptencë të Gjykatës së Drejtësisë do të mbeten aktgjykimet e shkallës së parë lidhur me interpretimin e marrëveshjeve të BE-së ose Kartës për të Drejtat Themelore. 

Ndryshimet, gjithashtu, e zgjerojnë mekanizmin e tanishëm për filtrim të ankesave kundër vendimeve të Gjykatës së Përgjithshme. Kështu, nëse shqyrtohet rasti konkret nga një trup i pavarur për ankesa, ndërsa pastaj edhe u gjend para Gjykatës së Përgjithshme, vazhdimi i tij para Gjykatës së Drejtësisë do të jetë i mundur vetëm nëse procesi është i rëndësishëm lidhur me unitetin, konzistencën ose zhvillimin e drejtësisë së BE-së. 

Në mënyrë plotësuese, me ndryshimet fuqizohet edhe transparenca e procedurave pas vendimeve të shkallës së parë me publikimin e tyre në ueb-faqen e Gjykatës në afat të arsyeshëm pas përfundimit të procedurës, përveç nëse ndonjë palë në kontest parashtron ankesë të publikimit. 

Gjykata e Përgjithshme është pjesë përbërëse e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së e vendosur me Marrëveshjen e Lisbonës më 1 dhjetor të vitit 2009. Në kompetencë të saj deri më tani ishin procedura të ngritura kundër institucioneve të Bashkimit Evropian nga ana e individëve ose vendeve anëtare. Aktgjykimet e Gjykatës së Përgjithshme mund të apelohen para Gjykatës së Drejtësisë. 

Ndryshimet kryhen me propozim të Gjykatës së Drejtësisë të parashtruar në dhjetor të vitit 2022. Përmbajtja e tyre ishte harmonizuar në bisedimet mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së më 7 dhjetor të vitit të kaluar, në të cilat morën pjesë edhe përfaqësues të Gjykatës së Drejtësisë dhe të Komisionit Evropian. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR