• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ministrja holandeze propozon emërim të eurokomisarit për mbrojtje

Ministrja holandeze propozon emërim të eurokomisarit për mbrojtje

Bruksel, 10 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Olongren propozon në përbërjen e Komisionit të ardhshëm evropian të ketë edhe komisar për mbrojtje, kompetencat e të cilit do të ishin furnizimet e armëve dhe shpenzimet ushtarake në BE, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

"Mendoj se do të ishte ide e mirë Komisioni i ardhshëm evropian të ketë komisar evropian i cili njëqind për qind të kohës së tij do t'ia kushtojë mbrojtjes", deklaroi mbrëmë Olongren në intervistë për radion holandeze BNR.

Sipas saj, funksioni i këtillë nevojitet sepse kur bëhet fjalë për mbrojtjen, tashmë ka qasje nga perspektiva e interresit nacional.

"Komisioni i tanishëm tashmë ndërmori disa masa të caktuara, por posaçërisht në industrinë e mbrojtjes ky resor akoma ështl mjaft i fragmentuar", shtoi Olongren, e cila është e njohur se angazhohet për rol më të madh të BE-së në kuadër të NATO-s.

Sipas saj, komisari për mbrojtje do të punonte në rritjen e prodhimit të armëve në Union dhe në vendosjen e "standardeve të përgjithshme për promovim të kohezionit mes vendeve anëtare".

Resori i mbrojtjes për momentin është në kompetenca të prëfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Komisionit evropian.

Propozimi i ministres holandeze vjen në periudhë kur BE-ja po punon në harmonizimin e Strategjisë për industri mbrojtëse evropiane, e cila është paramenduar si udhërrëfyes gjithpërfshirës për prodhim të armëve dhe municionit. Pritej që Strategjia të jetë e gatshme që këtë vit, por eurokomisari për treg të brendshëm, Tjeri Breton maujin e kaluar deklaroi se dokumenti do të prezantohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2024. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR