• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme për vizitë në Gjeorgji për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit

Ministrja  gjermane e Punëve të Brendshme për vizitë në Gjeorgji për forcimin  e bashkëpunimit  në fushën e migracionit

 Berlin, 19 dhjetor 2023 (MIA) -  Ministrja e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, Nensi  Feser është për vizitë  në Gjeorgji për forcimin e bashkëpunimit dypalësh  në fushën e migracionit, njoftoi DPA.

 Feseri dhe i dërguari special i Gjermanisë për marrëveshje të migracionit, Joakim  Stamp, mbërritën dje në Tbilisi për të inkurajuar edhe një bashkëpunim edhe më të madh me qeverinë gjeorgjiane për çështjen e dëbimeve.

 Gjeorgjia është në vendin e gjashtë në listën e vendeve të origjinës së personave që kërkojnë azil në Gjermani.

 Në këmbim të kërkesave të tyre, qeveria gjermane ofron rritje të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe ulje të kushteve për punëtorët sezonalë.

 Nga fillimi i janarit deri në fund të nëntorit të vitit 2023, pak më pak se 9.000 njerëz nga Gjeorgjia kanë paraqitur  kërkesën e tyre të parë për azil në Gjermani.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR