• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministrja e Shëndetësisë së Norvegjisë jep dorëheqje shkaku i plagjiaturës

Ministrja e Shëndetësisë së Norvegjisë jep dorëheqje shkaku i plagjiaturës

Oslo, 12 prill 2024 (MIA) – Ministrja e Shëndetësisë së Norvegjisë, Ingvild Kjerkol (48), sot ka dhënë dorëheqje pas akuzave se përgatitja e saj e magjistraturës është plagjiaturë. Universiteti Nord vo Bodo, ku ajo dorëzoi diplomën e saj në vitin 2021, pas hetimit të kryer dje konfirmoi se diploma e saj e magjistraturës është plagjiaturë.

Kemi arritur në përfundimin se Ingvild duhet të japë dorëheqje si ministre, deklaroi kryeministri Jonas Gar Stur duke shtuar se hetimi ka vërtetuar se plagjiatura ishte "e qëllimshme".

Kjerkol theksoi se ajo dhe bashkautori “nuk kishin ndërmend të kopjojnë arritjet e të tjerëve”.

"Edhe pse dhemb se nuk ju besojnë, duhet ta pranojmë faktin se Universiteti ka një mendim ndryshe", theksoi Kjerkol në konferencën e përbashkët për shtyp me Gar Stur.

Ajo mori detyrën në tetor 2021, kur Gar Stur e prezantoi qeverinë e koalicionit të përbërë nga partia e tij laburiste dhe Partia e qendrës.

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR