• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut udhëton për vizitë në Rusi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut udhëton për vizitë në Rusi

Phenian, 29 tetor 2024 (MIA) – Ministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Çoe Son-hui, shkoi për vizitë zyrtare në Rusi, njoftoi agjencia koreanoveriore KCTA.

Vizita ndodh në kohë të intensifikimit të bashkëpunimit mes Moskës dhe Phenianit në kontekst të luftës në Ukrainë. KCTA njoftoi se delegacioni i kryesuar nga Çoe ka shkuar në Rusi për bisedime zyrtare. 

NATO, Koreja e Jugut, Uashingtoni dhe Kievi konfirmuan se Koreja e Veriut dërgoi njësi të saja ushtarake në Rusi, veçanërisht në rajonin Kursk, i cili gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainën. Pentagoni njoftoi se Koreja e Veriut ka dërguar 10.000 ushtarë në trajnim në Rusinë lindore. 

Presidenti amerikan Xho Bajden situatën e vlerësoi si “shumë të rrezikshme”. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se marrëdhëniet e afërta mes Moskës dhe Phenianit përfaqësojnë kërcënim për sigurinë euroatlantike dhe indopaqësore. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR