Ministrja britanike e Punëve të Brendshme është shkarkuar nga funksioni
- - Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman është shkarkuar nga funksioni, pasi kryeiministri Rishi Sunak ka ndërrmarë aksion pas shkresës së paurotizuar në të cilin e kritikoi mënyrën në të cilën ishin kontrolluar protestat propalestineze, njoftoi një burim nga kabineti i kryeministrit.
- Post By Fitore Curri
- 10:44, 13 nëntor, 2023
Londër, 13 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman është shkarkuar nga funksioni, pasi kryeiministri Rishi Sunak ka ndërrmarë aksion pas shkresës së paurotizuar në të cilën e kritikoi mënyrën në të cilën ishin kontrolluar protestat propalestineze, njoftoi një burim nga kabineti i kryeministrit.
Burimi tha se Sunak "ka kërkuar nga Suela Braverman të largohet nga Qeveria dhe ajo ka pranuar", informon DPA.
Partia konservatore vlerëson se Sunak zbaton rikonstruim më të gjerë që "e përforcon ekipin e tij në Qeveri që të miratojë vendime afatgjate për të ardhme më të ndritur".
Siç është bërë e ditur, shkarkimi i një prej figurave udhëheqëse nga ana e djathtë e partisë mund të përfaqësojë vështirësi për kryeministrin, sepse ai po bën përpjekje që ta bashkojë partinë e tij dhe të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të cilat priten të mbahen vitin e ardhshëm.
Sipas mediave britanike, ministri i Punëve të Jashtme Xhejms Kleverli do ta zëvendësojë Bravermanin në funksionin e punëve të brendshme. fc/
Fotografia: EPA