• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrja amerikane e Financave i paralajmëroi kompanitë kineze që të mos e ndihmojnë Rusinë

Ministrja amerikane e Financave i paralajmëroi kompanitë kineze që të mos e ndihmojnë Rusinë

Guangzhu, 6 prill 2024 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen sot i paralajmëroi kompanitë kineze që të mos e ndihmojnë Rusinë në çdo mënyre, njoftuan agjencitë e huaja. 

"Kompanitë, veçanërisht ato kineze, nuk duhet të japin mbështetje materiale për luftën ruse kundër Ukrainës, për industrinë ruse të mbrojtjes", theksoi Jelen në Guangzhu.

Ajo u kërcënua me "pasoja serioze" për ata që e bëjnë këtë.

Ministrja amerikane e Financave nga e enjtja është për vizitë në Kinë.

Ajo është edhe një përfaqësuese e administratës së presidentit amerikan Xho Bajden, e cila i bëri thirrje Pekinit që të mos e ndihmojë Moskën.

Kina po bën përpjekje që të ndërmjetësojë për zgjidhjen e konfliktit ukrainas, por nuk e dënoi pushtimin e plotë të Rusisë ndaj vendit fqinj. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR