• e premte, 27 dhjetor 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes: Rusia ka shkatërruar 16 dronë ukrainas në jug të vendit dhe mbi Krimenë

Ministria ruse e Mbrojtjes: Rusia ka shkatërruar 16 dronë ukrainas në jug të vendit dhe mbi Krimenë

Moskë, 24 nëntor 2023 (MIA) - Autoritetet ruse sot njoftuan se kanë shkatërruar 16 dronë ukrainas në jug të vendit dhe mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë.

"“Natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes, u parandalua një përpjekje e regjimit ukrainas për të kryer një sulm terrorist me ndihmën e  dronëve ndaj objekteve në territorin e Rusisë", njoftoi Ministria e Mbrojtjes. 

"Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 16 dronë, 13 prej tyre mbi gadishullin e Krimesë dhe tre mbi territorin e rajonit të Volgogradit në jug", thuhet në njoftim.

Sulmet ukrainase në territorin rus janë intensifikuar muajt e fundit pas një kundërofensive të nisur nga Kievi në fillim të qershorit.

Krimeja, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, është një objektiv i rregullt i sulmeve, sepse në gadishullin e Detit të Zi ndodhet  baza e flotës ruse të Detit të Zi dhe është një rrugë kryesore për furnizim për forcat ruse në Ukrainën jugore dhe lindore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR