• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes pohon se ka rrëzuar tre dronë ukrainas në afërsi të kufirit

Ministria ruse e Mbrojtjes pohon se ka rrëzuar tre dronë ukrainas në afërsi të kufirit

Moskë, 2 shtator 2023 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes sot kumtoi se ka rrëzuar tre dronë ukrainas mbi rajonin Belgorod, ndërsa guvernatori rajonal deklaroi se një person e ka humbur jetën në sulmin ukrainas me raketa mbi fshatin në afërsi të kufirit, njoftuan mediumet britanike.

Në të njëjtën kohë, guvernatorët e rajoneve të afërta kufitare, Bërjansk dhe Kursk deklaruan se numër i madh i fshatrave janë granatuar nga Ukraina, ndërsa një grua është plagosur në rajonin Kursk.

Autoritetet ruse në pjesën e rajonit ukrainas Kerson, i cili është nën kontroll të Moskës, sot kumtuan edhe se Kievi ka kryer sulm me dron ndaj fshatit Maslivka, me ç'rast u lëndua një civil. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR