Ministria gjermane e Mbrojtjes dhe ushtria nuk do të përdorin platformën Iks
- Ministria gjermane e Mbrojtjes kumtoi se do të ndalojë të përdorë platformën Iks, përveç në “raste të jashtëzakonshme”, si për t’iu përgjigjur fushatave dezinformuese.

Berlin, 15 janar 2025 (MIA) – Ministria gjermane e Mbrojtjes kumtoi se do të ndalojë të përdorë platformën Iks, përveç në “raste të jashtëzakonshme”, si për t’iu përgjigjur fushatave dezinformuese.
Vendimi vlen edhe për forcat e armatosura gjermane.
Ministria e Mbrojtjes gjermane thekson se vendimi është marrë sepse “një shkëmbim objektiv argumentesh po bëhet gjithnjë e më i vështirë”.
Ministria e Mbrojtjes do të përdorë platformën e mesazheve "Vacap" në vend të Iks për të dhënë informacione mbi lajmet përkatëse dhe vendimet e marra nga Ministri i Mbrojtjes. Gjithashtu do të përdorë edhe Instagram, Jutjub dhe ueb faqen e MB-së për "komunikim transparent dhe më të gjerë". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s