Ministria e Transportit: Rrugët pastrohen, të dejtohen automjetet me kujdes
- Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve informon se ekipet kujdestare në NP Rrugët e Maqedonisë dhe gjatë natës në vazhdimësi kanë qenë në terren dhe kanë kryer pastrim të të gjitha rrugëve shtetërore me qëllim që t'i mbajnë të kalueshme për qarkullim.
- Post By Melahat Baftija
- 11:04, 13 janar, 2025
Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve informon se ekipet kujdestare në NP Rrugët e Maqedonisë dhe gjatë natës në vazhdimësi kanë qenë në terren dhe kanë kryer pastrim të të gjitha rrugëve shtetërore me qëllim që t'i mbajnë të kalueshme për qarkullim.
"Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore nëpër rrugë. Shërbimet e NP "Rrugët e Maqedonisë" me gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të hapin rrugën për qarkullim normal në rrugët shtetërore", thonë nga Ministria.
Ata apelojnë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për drjetimin e automjeteve në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, të lëvizin me kujdes, t'i respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe të respektojnë rekomandimet e shërbimeve të qarkullimit. mb/
Foto: MIA