• e martë, 14 janar 2025

Për shkak të rrugëve të bllokuara nga bora, në transportin e një fëmije të sëmurë nga Gollo Bërda u përfshi armata shqiptare

Për shkak të rrugëve të bllokuara nga bora, në transportin e një fëmije të sëmurë nga Gollo Bërda u përfshi armata shqiptare

Dibër, 13 janar 2025 (MIA) – Për shkak të rrugëve të pakalueshme në rajonin e Gollo Bërdos, kryesisht i banuar me maqedonas, në transportin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren sot u përfshi armata shqiptare. 

“Operatorët nga Batalioni i Tretë i Këmbësorisë i regjimentit verior me sukses e përfunduan operacionin për transportin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren deri në spitalin në Bulçizë”, njoftoi Ministria shqiptare e Mbrojtjes. 

Sipas Ministrisë, fëmija së pari ishte marrë me automjet të ushtrisë, pas çka nga Ura e Trebenishtës ishte pranuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, pas çka ishte hospitalizuar në spital në Bulqizë. 

“Ky operacion është shembull për përkushtimin dhe humanizmin e forcave të armatosura të cilat gjithnjë qëndrojnë pranë qytetarëve në çdo situatë të jashtëzakonshme”, bën të ditur Ministria. 

Televizioni lokal Bulqizë njoftoi se për shkak të reshjeve të dendura të borës të cilat në disa vende arritën edhe deri në një metër, zona Gollo Bërdo është plotësisht e bllokuar dy ditë. 

Sot dhe në ditët në ardhshme është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në këtë zonë. 

Në kushte të tilla të pafavorshme të motit persona të sëmurë nga kjo zonë, për shkak të afërsisë ishin transportuar në Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar e cila ndihmon gjithnjë në aspekt human. 

Ka pasur raste kur automjete ambulante e kanë marrë një person të sëmurë prej vendkalimit Xhepishtë – Trebishtë, të cilin deri këtu e kishin sjellë vetë banorët. Por, për shkak të aksit rrugor të pa pastruar deri në vendkalimin kjo sot nuk ishte e mundur. fc/

Fotografia: Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR