Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës: Më shumë se 5.000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite
- Të paktën 5.087 palestinezë, mes tyre 2.055 fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë së Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 16:43, 23 tetor, 2023
Gaza, 23 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 5.087 palestinezë, mes tyre 2.055 fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë së Gazës.
Në kumtesë shtohet se numri i të lënduarve është rritur në 15.273.
Vetëm në 24 orët e fundit, në sulmet izraelite jetën e kanë humbur 436 palestinezë, nga të cilët 182 fëmijë. Shumica e viktimave janë vrarë në sulmet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e territorit palestinez të kontrolluar nga grupi "Hamas".
Foto: EPA