• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Nga fillimi i luftës Izrael-Hamas janë vrarë mbi 23.000 palestinezë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Nga fillimi i luftës Izrael-Hamas janë vrarë mbi 23.000 palestinezë

Gazë, 11 janar 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, janë vrarë 23.357 palestinezë, ndërsa 59.410 u plagosën. Në 24 orët e fundit janë vrarë 147 banorë të enklavës palestineze, ndërsa 243 janë plagosur.

Që nga fillimi i konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit, në Bregun Perëndimor janë vrarë 330 palestinezë, mes të cilëve 84 fëmijë, ndërsa më shumë se 4.000 persona janë plagosur. 

Nga ana tjetër, Izraeli njoftoi se një ushtar e ka humbur jetën gjatë operacioneve në Gazë dhe se numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë tani është 186, ndërsa 1.065 ushtarë janë plagosur. 

Armata izraelite pohon se "ka zbuluar më shumë se 15 tunele në Gazën Qendrore" dhe se në operacionin "“likuidoi disa terroristë që ruanin hyrjet në kalimet nëntokësore". Gjithashtu, Izraeli njoftoi se në luftimet në Kan Junis u goditën më shumë se 150 objektiva të Hamasit, ndërsa u goditën gjithashtu dhe pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor.

Autoritetet në Gazë vlerësojnë se më shumë se 1,9 milionë persona janë shpërngulur me forcë, që është më shumë se 85 për qind të popullsisë. Vetëm 15-të nga 36-të spitale në enklavë janë pjesërisht funksionale.

Në të njëjtën kohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër, të gjashtin, të planifikuar të ndihmës mjekësore në Gazë për arsye sigurie dhe i bëri thirrje Izraelit t'i miratojë kërkesat e saj dhe të partnerëve të tjerë për dërgimin e ndihmës humanitare. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR