• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision për hetimin e rastit me fëmijën pesëvjeçar të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision për hetimin e rastit me fëmijën pesëvjeçar të vdekur

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë të martën ka formuar Komision për rastin me fëmijën e vdekur pesëvjeçar, informoi sot ministri Taravari. 

“Kam folur sërish sot në mëngjes me drejtorin e Klinikës së Fëmijëve. Komisioni është themeluar të martën nga Ministria e Shëndetësisë. Po e përsëris edhe një herë që të gjitha rezultatet që janë bërë, flas si mjek dhe përqendrimi i ngritur i proteinave në lëngun cerebrospinal të fëmijës fatkeqësisht të vdekur dhe përqendrimi i reduktuar i glukozës në lëngun cerebrospinal dhe konstatimi i EKG të dominuara nga valë të ngadalta, tregojnë dyshime serioze për encefalitin. Por, të lëmë Komisioni, nuk do të doja të bëja deklarata para se të ketë raport zyrtar nga pediatër kompetentë të cilët tashmë janë caktuar nga Klinika e Pediatrisë për të shqyrtuar të gjithë dokumentacionin se si është trajtuar fëmija”, theksoi Taravari.

Në konferencë për media ministri njoftoi se vijon procedura për punësimin e 300 specializantëve të parë të cilët ishin premtuar deri në fund të vitit. 

“Shpresoj që deri në fund të vitit të punësohen 300 të parët sepse ka edhe vendim të Qeverisë, kështu që mos keni fare dyshime se e gjithë procedura është duke vazhduar dhe këtë e dinë specializantët. Thirrni disa prej tyre dhe flisni dhe ata do t'ju thonë se ka ende një lloj procedure, ndërsa 300 të tjerë do të punësohen vitin e ardhshëm dhe ky ishte plani 300+300, por as këto 600 nuk do të mjaftojnë për atë sa kuadër mjekësor - mjekë dhe personeli mjekësor i mesëm mungojnë në sistemin shëndetësor”, si përgjigje në pyetjen e gazetarëve.

Gjatë kësaj shtoi se nuk mundet diçka që është problematike më shumë se 5-10 vjet, ta rregullojnë për 4-5 muaj. 

“Megjithatë, e shihni që po bëjmë hapa në drejtim të stabilizimit të sistemit shëndetësor, prandaj janë këta 600 specializantë. Është problem 10-vjeçar, jo tre apo katër muaj dhe ne po e zgjidhim tani. Ju thashë edhe personelit të mesëm mjekësor se deri në fund të vitit pres që të marrim vendim për 1000 persona me kontrata, gjegjësisht ndoshta më shumë se kaq të marrim zgjidhje dhe të mundësojmë që 100 të tjerë të kuadrit të mesëm mjekësor të punësohen me kontratë në vepër në të gjitha institucionet shëndetësore, dhe se ka deficit, nuk duhet të më pyesni mua – vizitoni ndonjë spital dhe do t'ju thuhet se mungon gjithandej”, theksoi Taravari.

Për ISHSSH tha se po e kryen punën e tij, çdo ditë është në teren edhe aty ku duhet dhe aty ku jepen direktiva të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që, asnjë ditë nuk e kishin të zbrazët dhe pa detyrime. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR