• e diel, 06 tetor 2024

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit: Në Gazë nga fillimi i luftës e deri më tani humbën jetën 21.978 njerëz

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit: Në Gazë nga fillimi i luftës e deri më tani humbën jetën 21.978 njerëz

Gazë, 1 janar 2024 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë së Hamasit sot njoftoi se 21.978 njerëz kanë humbur jetën në operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Në këtë numër janë edhe 156 njerëz të cilët humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria.

Siç shtohet, nga 7 tetori e deri më tani në atë territor palestinez janë plagosur 57.697 njerëz. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR