• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ukraina liroi 90 të burgosur rusë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ukraina liroi 90 të burgosur rusë

Moskë, 7 mars 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kumtoi se 90 ushtarë rusë sot u liruan nga robëria ukrainase, transmetuan  mediat ruse.

"Si rezultat i procesit të negociatave, sot janë kthyer 90 ushtarë rusë nga territori nën kontrollin e regjimit në Kiev, jeta e të cilëve në robëri është vënë në rrezik", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Avionët e aviacionit transportues-ushtarak do t'i dërgojnë ushtarët e lirë në Moskë për shërim dhe rehabilitim.

Të gjithë personave ushtarak u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR