• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Financave e Qipros: Janë ngrirë mbi 1.2 miliardë euro pronë ruse

Ministria e Financave e Qipros: Janë ngrirë mbi 1.2 miliardë euro pronë ruse

 Nikozi, 16 maj 2023 (MIA) - Ministria e Financave e Qipros sot bëri të ditur ka ngrirë rreth 1.2 miliardë euro mjete në pronësi ruse të menaxhuara nga kompanitë e regjistruara në Qipro në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas fillimit të invadimit të saj. Ukrainë.

Në kumtesë theksohet se “shumica dërrmuese” e këtyre mjeteve janë në institucionet kreditore të Bashkimit Evropian dhe se, në mënyrë shtesë, bankat në Qipro kanë ngrirë 105 milionë euro. 

 Ministria lëshoi ​​një kumtesë  si përgjigje të komentit të komisarit vropian për Drejtësi Didie Rejnders javën e kaluar se Qiproja është vonë në ngrirjen e pronës në pronësi të Rusisë.

Rejnders tha se Qiproja ka raportuar një shumë prej rreth 100 milionë euro, ndërsa të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së kanë ngrirë mjete ruse me një vlerë nga dy deri në katër miliardë euro. 

Ministria e Financave bëri të ditur se bëhet fjalë për një gabim për shkak se Komisioni Evropian ka marrë informacione jo të plota dhe se është korrigjuar duke përditësuar bazën e të dhënave përkatëse.

Qeveria qipriote po e përforcon  mbikëqyrjen për të siguruar harmonizim  me sanksionet ndërkombëtare  me formimin e njësisë  të specializuar sipas modelit të Zyrës Britanike për Zbatimin e Sanksioneve Financiare (OFSI), bëri të ditur Ministria.

 Qeveria qipriote, gjithashtu,  dëshiron të bashkohet me programin e Komisionit Evropian për  mbështetjen e "zbatimit efektiv dhe të vetëm të sanksioneve". ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR