• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Drejtësisë e Kosovës: Për mbrojtjen e Thaçit para Gjykatës në Hagë deri tani janë paguar 3,5 milionë euro

Ministria e Drejtësisë e Kosovës: Për mbrojtjen e Thaçit para Gjykatës në Hagë deri tani janë paguar 3,5 milionë euro

Prishtinë, 30 janar 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës kumtoi se deri tani janë paguar 3,5 milionë euro për mbrojtjen e ish presidentit kosovar, Hashim Thaçi para Gjykatës speciale në Hagë dhe se në asnjë moment nuk janë anuluar pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve, të cilët janë në Hagë. Nga kjo Ministri, për portalin koha.net kumtuan se në bazë të ligjeve ekzistuese në Kosovë, shteti nuk mund të paguajë më shumë se një avokat.

Paraprakisht sot, avokatët e Thaçit, Gregori Kiho dhe Xho Rider dhe anëtarët e e ekipeve të tyre juridike kërkuan që të tërhiqet procesi, duke thënë se ish presidenti i Kosovës dhe një nga liderët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës (UÇK) nuk i ka përmbushur obligimet e tij financiare ndaj tyre.

Ministria sqaroi se duke marrë parasysh atë se me ligj mundet shteti të paguajë një avokat, pagesat janë kryer vetëm për avokatin Lluka Mishetiq.

Pas paralajmërimit të mbrojtësve të Thaçit, kryetari i këshillit gjyqësor Çarlls Smith vendosi nesër në ora 16 të fillojë seancën për mbrojtjen e Thaçit dhe kërkuan në seancë të marrë pjesë edhe ish presidenti i Kosovës. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR