• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministria amerikane e Drejtësisë i konfiskon 200 milionë dollarë ish kryeministrit ukrainas Pavel Lazarenko

Ministria amerikane e Drejtësisë i konfiskon 200 milionë dollarë ish kryeministrit  ukrainas Pavel Lazarenko

Uashington, 6 gusht 2024 (MIA) - Ministria amerikane e Drejtësisë inicoi procedurë për konfiskimin e më shumë se 200 milionë dollarëve nga ish kryeministri ukrainas Pavlo Lazarenko, të cilat duhet t'i përkasin Ukrainës, ndërsa realizimi i tij është në fund.

Drejtoresha e Departamentit Ndërkombëtar për larje parash dhe pagesë të mjeteve pranë Ministrisë së Drejtësisë, Meri Batler, publikoi se procesi ende është në vijim, por që është bërë edhe një hap drejt marrjes së urdhrit përfundimtar për konfiskim të mjeteve, transmetoi Zëri i Amerikës.

Lazarenko ishte kryeministër i Ukrainës nga maji i vitit 1996 deri në korrik të vitit 1997. Rada supreme ukrainase në vitin 1999 vendosi t'ia marrë imunitetin e deputetit, transmeton agjencia ukrainase Unian. Ai e braktisi vendin një javë më parë.

Sipas të dhënave të KB-së dhe Bankës Botërore derisa ishte kryeministër ai ka vjedhur rreth 200 milionë dollarë. Sipas të dhënave ukrainase, Lazarenko në mënyrë joligjore  ka transferuar më shumë se 320 milionë dollarë në SHBA. Në janar të vitit 2017, ishte publikuar se 30 milionë dollarë nga paratë e tij janë gjetur në llogari të bankës letoneze. Në vitin 2018, Lazarenko dhe zyrtarët gjyqësor amerikan filluan hapa drejt arritjes së marrëveshjes për "pajtim" për konfiskim të mjeteve të ish kryeministrit, sipas Unian. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR