Ministri ukrainas i Mbrojtjes: NATO është e bashkuar në mbështetjen për Ukrainën
- – Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov deklaroi sot se të gjitha vendet anëtare të NATO-s e mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus dhe shprehu falënderim për ndihmën e tyre.
- Post By Fitore Curri
- 14:52, 13 shkurt, 2025

Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov deklaroi sot se të gjitha vendet anëtare të NATO-s e mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus dhe shprehu falënderim për ndihmën e tyre.
“E vazhdojmë rezistencën, jemi të aftë dhe do të arrijmë rezultate”, theksoi Umerov në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute theksoi se qëllimi është që Ukraina të jetë në pozitën më të mirë të mundshme para bisedimeve paqësore eventuale.
“Në fund, duhet të sigurojmë marrëveshje të përhershme paqësore e cila do të parandalojë presidentin rus Vladimir Putin përsëri të bëjë përpjekje të aneksojë territor ukrainas”, tha Rute.
Ai përkujtoi se gjatë vitit të kaluar, vendet e NATO-s siguruan mbështetje ushtarake për Ukrainën në vlerë prej mbi 50 miliardë euro. fc/
Fotografia: EPA